Kryeministri Edi Rama, si kreu i radhës në OSBE disa muaj më parë kishte propozuar që ish-ministri Ditmir Bushati të vendosej si përfaqësues i lirisë së medias në OSBE.
Por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh, pasi në këtë pozicion u zgjodh sekretarja e shtetit të Portugalisë.
Bushati është një nga kritikët e qeverisë për Paketën Anti-Shpifje, duke e kundërshtuar në parlament këtë ligj dhe kërkoi që kjo paketë të shkonte në Komisionin e Venecias, ndërkohë që propozimi i Ramës u pa si një mënyrë për të bërë paqe me Bushatin.
Ditmir Bushati në janar të këtij viti është emëruar nga Rama si i dërguar i Posaçëm për OSBE-në.