Propozimi i shteteve me shumicë myslimane: Jeruzalemi të bëhet kryeqytet i Palestinës

Publikuar tek: bota, më 21:00 13-12-2017 Propozimi i shteteve me shumicë myslimane: Jeruzalemi të bëhet kryeqytet i Palestinës

Udhëheqësit e 57 vendeve me shumicë myslimane i kanë bërë thirrje botës ta njohin Jerusalemin si “kryeqytet të pushtuar të shtetit palestinez”.

Organizata për Bashkëpunim Islamik tha se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është i paligjshëm.

Sipas saj, vendimi po ashtu sinjalizon tërheqjen e Uashingtonit nga roli i tij në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Organizata për Bashkëpunim Islamik u mblodh të mërkurën në Stamboll, me ftesë të presidnetit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke iu drejtuar samitit, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, tha se do të ishte e papranueshme që SHBA-ja të jetë ndërmjetësuese e paqes, “pasi është anuar kah Izraeli”.

Jerusalemi është pika më e nxehtë e konfliktit izraelito-palestinez. Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm, shkruan Rel.  Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nëndetësja argjentinase e zhdukur me 44 marinarë, 'po ndiqej nga një helikopter i forcave britanike'
Papa Françesku: Mos debatoni me Djallin, është më inteligjent se ne »
Article Logic
Execution time: 0.011101961135864
array(1) { ["section"]=> string(91) "propozimi-i-shteteve-me-shumice-myslimane-jeruzalemi-te-behet-kryeqytet-i-palestines-102981" }