Propozimi 'pacifist' i Bylykbashit: Ja si zgjidhet kriza politike pa kosto  

Publikuar tek: aktualitet, më 22:58 21-03-2019 Propozimi 'pacifist' i Bylykbashit: Ja si zgjidhet kriza politike pa kosto   Ish deputeti i Partise Demokratike, Oerd Bylykbashi

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi se zgjidhje e krizës politike pa kosto, janë vetëm zgjedhjet.

Juristi i njohur dhe anëtari i Partisë Demokratike tha se zgjidhja politike juridike e kësaj krize janë vetëm zgjedhjet.

I ftuar në studion e emisionit ‘360 gradë’, të gazetarit Artur Zheji, ai tha se për të zgjidhur një konflikt, duhet dialog, duke marrë shembull kështu edhe konferencën e Potsdamit të Fuqive të Mëdha pas Luftës së Dytë Botërore.

Zgjidhja politike juridike më e mirë e kësaj krize janë zgjedhjet. Më shpejt vijnë më pak kosto ka. Dy mënyra janë për të zgjidhur çdo konflikt o ulen burra të mençur dhe i japin drejtim pa shkuar në konflikt, ose pas konfliktit bëhet një konferencë. Një Potsdam të madh dhe mbyllen historitë ku i kemi, pasi kjo krizë ka shkaktuar dëme të mëdha’, tha ish deputeti i PD-së. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076990127563477
array(1) { ["section"]=> string(78) "propozimi-pacifist-i-bylykbashit-ja-si-zgjidhet-kriza-politike-pa-kosto-157403" }