Propozimi për ndalimin e filmave të komunizmit, shpërthen skenaristi: Refuzoj që fëmijët e mi mos njohin Robert Ndrenikën, Kadri Rroshin... (REAGIMI I PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:14 17-08-2017 Propozimi për ndalimin e filmave të komunizmit, shpërthen skenaristi: Refuzoj që fëmijët e mi mos njohin Robert Ndrenikën, Kadri Rroshin... (REAGIMI I PLOTË)

Pas propozimit të nismës së ndërmarrë nga drejtori i Institutit për Sudimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, Agron Tufa dhe anëtari i AMA-s, Erald Kapri ka shpërthyer ish-skenaristi, Alion Çaçi.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Çaçi i revoltuar thotë se refuzon që fëmijët e tij të mos kenë mundësinë të njohin rolet e Robert Ndrenikës, Kadri Rroshit apo filmat e Dhimitër Anagnostit e aktorëve të tjerë të mëdhenj shqiptar.

Sipas tij kjo formë veprimi që po përpiqet të zbatojë AMA është më diktatoriale sesa diktatura prej të cilës ajo pretendon të na mbajë në hije.

Statusi i plotë:

Dikush tek AMA ka propozuar ndalimin e transmetimit në televizon të filmave shqiptarë që janë prodhuar në kohën e diktaturës me pretendimin se janë një propagandë e keqe e asaj periudhe.

Aso kohe, Kinostudioja "Shqipëria e Re" prodhonte 24 filma në vit, pra 2 filma në muaj. Tani nuk prodhohen as 2 në vit sepse buxheti është shumë i ulët duke qenë se pjesën më të madhe të lekëve në fillim na i vodhi pastaj ia dhuruam si dëmshpërblim Fullanit & friends.

Ata filma na kanë njohur me aktorët, regjisorët, skenaristët etj, më të mirë që ka pasur vendi. Për të vetmen arsye se ata zgjidheshin me audicione reale, me meritë kush ishte më i talentuar, me arsimin e duhur nga shkolla e duhur që dikur funksiononte shumë mirë dhe prodhonte artistë, jo njerëz që dalin nga shkolla më pak të ditur seç kanë hyrë (përjashtojmë raste).

Filmat shqiptarë të para '90-s janë nga pasuritë më të vyera që kemi. 
Mendoj se mjafton një intelekt normal për të kuptuar se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë ishte e gabuar në atë regjim, nuk ka nevojë të na i bëni ju fakt të kryer me ligj. 
Kur lartmadhnia e tij, Lord Ed Rama, hapi Bunk'Art-in, tha se e bëri me qëllim që populli të njoh horroret e atij regjimi. Pra, që ne të gjykojmë vetë. Kurse këta mendjendriturit e tjerë duan të na zhdukin nga faqja e dheut një nga degët më të bukura të artit që ky vend ka zhvilluar ndonjëherë.

Unë refuzoj që fëmijët e mi të mos kenë mundësinë të njohin rolet e Robert Ndrenikës, Kadri Rroshit apo filmat e Dhimitër Anagnostit e me radhë.
Kjo formë veprimi që po përpiqet të zbatojë AMA është më diktatoriale sesa diktatura prej të cilës ajo pretendon të na mbajë në hije.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbani çadrat me vete, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Bllokohen 2 mjete lundruese në Vlorë, dyshohet se përdoreshin për transport droge (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.011970996856689
array(1) { ["section"]=> string(155) "propozimi-per-ndalimin-e-filmave-te-komunizmit-shperthen-skenaristi-refuzoj-qe-femijet-e-mi-mos-njohin-robert-ndreniken-kadri-rroshin-reagimi-i-plote-71414" }