Propozohet ngritja e ushtrisë së përbashkët europiane

Publikuar tek: bota, më 19:22 26-09-2017 Propozohet ngritja e ushtrisë së përbashkët europiane

Presidenti francez i bëri thirrje Bashkimit Europian për krijimin e një force ushtarake mbrojtëse, si pjesë e vizionit të tij për të ardhmen e bllokut.

Duke paraqitur një seri reformash, Emmanuel Macron propozoi gjithashtu bashkëpunim më të madh në fushat e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Macron mori pushtetin më maj, me premtimin se do të përforcojë Eurozonën dhe do të thellojë integrimin europian para “Brexit”. Por planet e tij për reforma brenda Francës kanë shkaktuar mjaft polemika dhe protesta, e ndërsa popullariteti i tij bie ndjeshëm, ekspertët mendojnë se thirrja për ushtrinë europiane është një taktikë për të tërhequr vëmendjen.

Ideja e ushtrisë së përbashkët europiane nuk është asgjë e re dhe diskutohet prej kohësh, por nga Universiteti i Sorbonës, shkruan top channel. Ndërkohë Macron nguli këmbë fort në këtë temë dhe tha se dëshiron që Bashkimi Europian të përmirësojë sistemet e përbashkëta mbrojtëse, e të ketë një forcë të përbashkët ushtarake me aftësi autonome për t’u hedhur në veprim.

“Europa që ne njohim është tepër e dobët, tepër e ngadaltë dhe shumë jo efikase. Por vetëm Europa mund të na japë mjete për të vepruar në skenën botërore, ndërsa përballemi me sfidat e ditës”, deklaroi Macron.

Mes propozimeve të tjera, veç buxhetit të përbashkët për ushtrinë europiane dhe një akademi për ta stërvitur atë, Macron tha se BE-ja duhet të krijojë një taksë unike europiane për transaksionet financiare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump viziton Porto Rikon e goditur nga uragani
Policja rrëmbehet nga një burrë teksa po e arrestonte »
Article Logic
Execution time: 0.011641979217529
array(1) { ["section"]=> string(59) "propozohet-ngritja-e-ushtrise-se-perbashket-europiane-93766" }