Prostitucion dhe vjedhje me dhunë, OFL-ja ‘shënjestron’ tre të dënuarit në Tiranë: Kanë 48 orë kohë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 09-07-2020 Prostitucion dhe vjedhje me dhunë, OFL-ja ‘shënjestron’ tre të dënuarit në Tiranë: Kanë 48 orë kohë (EMRAT)

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit tre të dënuarve nga Tirana, të dënuar për prostitucion dhe vjedhje me dhunë. Çlirim Marku, Oltjan Maxhari dhe Spartak Muçaj kanë 48 orë kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të OFL-së të cilat më pas i dërgohen SPAK.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Çlirim Marku  banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";

-Oltjan Maxhari banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë";

-Spartak Muçaj banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";

NJOFTIMI I PLOTË: OFL, 9 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";

O. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë";

S. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010027170181274
array(1) { ["section"]=> string(108) "prostitucion-dhe-vjedhje-me-dhune-ofl-ja-shenjestron-tre-te-denuarit-ne-tirane-kane-48-ore-kohe-emrat-213309" }