Prostituonin kundrejt 3000 lekëve, arrestohen në flagrancë brenda banesës 2 meshkuj dhe 2 femra

Publikuar tek: aktualitet, më 09:22 20-05-2017 Prostituonin kundrejt 3000 lekëve, arrestohen në flagrancë brenda banesës 2 meshkuj dhe 2 femra

Është goditur një rast i ushtrimit të prostitucionit në Sarandë.

Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni i koduar “LADIES”, u finalizua me arrestimin e dy meshkujve dhe dy femrave që ushtronin prostitucion.

 Sipas policisë u arrestuan shtetasit:

 B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë

 G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë

 A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion)

 D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët, në kuadër të një hetimi prej disa muajsh nëpërmjet metodave speciale, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit: Më datë 19.05.2017, rreth orës 15:20, në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj. Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ushtrimi i Prostitucionit”, neni 113 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjenden 72 kile drogë brenda tunelit, hetohen 2 shtetas (VIDEO)
Plagosja e dy vëllezërve, policia zbardh gjithë ngjarjen: Ervin Tahiri në gjendje të rëndë për jetën »
Article Logic
Execution time: 0.010148048400879
array(1) { ["section"]=> string(100) "prostituonin-kundrejt-3000-lekeve-arrestohen-ne-flagrance-brenda-baneses-2-meshkuj-dhe-2-femra-79308" }