31 vjeçari shqiptar me inicialet E.B. i njohur ndryshe si “Massimo”, pronar i lokalit të natës ‘Blade runner” në Bolonja të Italisë është arrestuar nga policia vendase.
Me ndihmën e 4 shtetasve të tjerë 31 vjeçari shqiptar e kishte kthyer lokalin e natës në një burim marramendës të ardhurash ku shifrat i kalonin dhjetëra mijëra eurot.
Ai e kishte regjistruar këtë lokal si një shoqëri kulturore pa qëllime përfitimi por policia zbuloi se brenda atyre ambjenteve E. H zhvillonte aktivitetin e prostitucionit, ku shfrytëzoheshin rreth 15 vajza që punonin me turne për klientët në dhoma speciale.