Protesta e 27 janarit, Basha flet për largimin e Ramës para kohe: E kanë në dorë qytetarët…

Publikuar tek: politike, më 20:37 10-01-2018 Protesta e 27 janarit, Basha flet për largimin e Ramës para kohe: E kanë në dorë qytetarët…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për organizimin e protestës së 27 janarit.

Kryedemokrati në një intervistë në emisionin “fakt” në ‘syri.net’ ka folur se fati i Edi Ramës nëse do të qendrojë në pushtet apo jo do të varet nga vetë qytetarët.

Basha tha se zullumi që ka mbuluar këtë qeveri shumë shpejt do ta rrëzojë atë.

“Unë kam bindjen më të thellë që shqiptarët të bashkuar mund të largojnë këtë qeveri të inkriminuar me në krye Edi Ramën. Një nga instrumentat për të treguar se ky është një vend që nuk përket krimit është protesta. Është në dorë të shqiptarëve, nëse shqiptarët vendosin që Rama nuk e mbyll, ai nuk e mbyll. Unë e kam bindjen që zullumi ka arritur aq shumë sa ai do t’i zërë poshtë zullumqarët”,- tha Lulzim Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi, naftëtari pyet Ramën: Ku janë të huajt e rafinerisë ARMO? Ja pronarët e vërtetë
Basha lëshon “bombën”: U tentua që t’i mbyllej goja Saimir Tahirit edhe ndryshe »
Article Logic
Execution time: 0.010951995849609
array(1) { ["section"]=> string(95) "protesta-e-27-janarit-basha-flet-per-largimin-e-rames-para-kohe-e-kane-ne-dore-qytetaret-106140" }