PROTESTA E 27 JANARIT/ Basha thirrje nga Pogradeci: Mundësia juaj, Rama nuk jep llogari

Publikuar tek: politike, më 15:21 21-01-2018 PROTESTA E 27 JANARIT/ Basha thirrje nga Pogradeci: Mundësia juaj, Rama nuk jep llogari

Në takimin me demokratët e Pogradecit në 27 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Basha tha se pas gati 3 dekadash diktatura ideologjike është zëvendësuar me diktaturën e krimit të organizuar.  

Kreu i opozitës tha se qeveria aktuale nuk është maxhoranca reale, por krahu politik i përfaqësuesve të klaneve të krimit dhe drogës, Shullazit, Xhafajve, Habiljave, Baliljave. Basha shpjegoi se për shkak të aleancës së qeverisë me krimin, Edi Rama nuk jep llogari para qytetarëve dhe punon kundër interesit të tyre.    

6 ditë përpara protestës së opozitës, tregtarë të mishit në Pogradec i treguan Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sesi vendimi e qeverisë për mbylljen dhe përqendrimin e thertoreve në pak pika ka rritur çmimin e mishit, duke ndikuar në uljen e fitimit dhe rritjen e kostos për qytetarët.

Kreu i opozitës u shpreh se protesta e 27 janarit është një mundësi për qytetarët për të ngritur zërin kundër padrejtësive.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0121750831604
array(1) { ["section"]=> string(91) "protesta-e-27-janarit-basha-thirrje-nga-pogradeci-mundesia-juaj-rama-nuk-jep-llogari-107395" }