Protesta e 27 janarit, Kryemadhi: Do të jetë paqësore

Publikuar tek: barometri, më 08:23 17-01-2018 Protesta e 27 janarit, Kryemadhi: Do të jetë paqësore

Krytarja e LSI, Monika Kryemadhi zbuloi më shumë nga dita e protestës së opozitës së bashkuar, e paralajmëruar më 27 janar.

Në një bashkëbisedim me gazetarët për situatën politike në vend, Kryemadhi zbuloi nëse 27 janari do të organizohet mbi një skenar dhune, apo paqësore.

“Shqiptarët janë të lodhur sa i përket situatës politike, ndërsa protesta e 27 janarit ju them që do të jetë paqësore. Shqitarët që ndihen të pashpresë, të varfër, e të papunë do të protestojnë për t’i treguar Ramës që shumica janë kundër tij. Në imazhin e shqiptarëve është krijuar ideja e protestave të dhunshme. Edhe 18 dhjetori ishte paqësore, flakadanët janë ceshtje informacioni, varet si interpretohen, policia dhunoi disa gra dhe vajza. Dhuna vjen kush e provokon, policia duhet të jetë e kujdesshme. Nga ana tjetër, rrugët e Tiranës janë rrugë për të ecur dhe protestuar, pasi jemi vend demokratik, ndonëse jemi vend hibrid”, u shpreh Kryemadhi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022943019866943
array(1) { ["section"]=> string(58) "protesta-e-27-janarit-kryemadhi-do-te-jete-paqesore-106848" }