Protesta e 27 janarit, plani Basha-Kryemadhi: T’i mbajmë njerëzit sa më gjatë

Publikuar tek: barometri, më 08:15 23-01-2018 Protesta e 27 janarit, plani Basha-Kryemadhi: T’i mbajmë njerëzit sa më gjatë

Ditën e shtunë, më datë 27 janar, opozita e bashkuar e Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit do të zhvillojë protestën e paralajmëruar prej kohësh.

Sakaq, newsbomb.al mëson detajet e planit Basha-Kryemadhi për ditën e protestës. Dy liderët mësohet t’u kenë kërkuar strukturave të tyre “sa më shumë njerëz” në protestë.

Liderja e LSI ka vendosur si “kusht” që në shesh të jenë rreth 20 mijë protestues të LSI. Një shifër të dyfishuar ka kërkuar nga ana tjetër kreu i PD Lulzim Basha i cili ka porositur njerëzit e tij të bëjnë ç’është e mundur për të zgjatur sa më shumë protestën e cila do të fillojë në orën 12:00 dhe pritet të zgjasë për më shumë se 4 orë.

Opozita do ketë një podium të improvizuar para Kryeministrisë por protesta do jetë e shtrirë deri te “Hotel Dajti”. Liderët, Basha e Kryemadhi do të mbajnë fjalimet respektive ndërsa pas tyre do flasin edhe disa deputetë përfaqësues.

Newsbomb.al, mëson se këtë herë opozita nuk e ka një skenar dhune pasi i druhen faktit që njerëzit mund të frikësohen, të braktisin protestën e për rrjedhojë protesta mund të dështojë.  Opozita ka paralajmëruar protesta të njëpasnjëshme pas 27 janarit, por burime nga brenda stukturave të partisë na informojnë se tani për tani, gjithë fokusi i tyre është data 27 janar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022764921188354
array(1) { ["section"]=> string(82) "protesta-e-27-janarit-plani-basha-kryemadhi-t-i-mbajme-njerezit-sa-me-gjate-107576" }