Aksi Bulqizë-Klos për disa minuta rresht ka qenë i bllokuar nga dhjetëra fermerë të Klosit që e kanë bllokuar atë në shenjë proteste për mungesën e dëmshpërblimit për gjedhët e ngordhura.
Fermerët bëjnë apel për dëmshpërblim që u takon për gjedhët e ngordhura nga sëmundja e dermatozës nodulare dhe kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin dëmshpërblimin do ta bllokojnë rrugën për një kohë të pacaktuar.
Ndërkohë Drejtori i Bujqësisë në Qarkun e Dibrës, e ka cilësuar si të drejtë protestën e fermerëve dhe ka premtuar se proceduara e dëmshpërblimit do të nisë brenda dhjetë ditëve. Fermerët e Klos-it të indinjuar kanë deklaruar se nga indiferenca e shtetit për t’i vaksinuar në kohë kafshët humbjet kanë qenë të mëdha.