Protesta e çamëve, Idrizi: Fëmijëve tanë do t’i thonë këtu ku ka varre greke, është Vorio Epir

Publikuar tek: politike, më 18:32 23-01-2018 Protesta e çamëve, Idrizi: Fëmijëve tanë do t’i thonë këtu ku ka varre greke, është Vorio Epir

Është organizuar sot pasdite protesta përpara Ministrisë së Jashtme, me pjesëmarrjen e Shoqatës Çamëria e dhjetra qytetarë të tjerë, të cilët kanë kërkuar reciprocitet në negociatat me Greqinë.

I pranishëm në protestë ishte dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili ka kërkuar trajtimin me dinjitet të të rënëve çamë. Sipas Idrizit ndërtimi i varrezave greke në territorin shqiptar është rrezik për sovranitetin e vendit.

Kreu i PDIU tha se në një të ardhme shteti grek do pretendojë se aty ku ka ushtarë grekë të rënë është tokë greke.

Fajla e Idrizit:

Të mos harrojmë se grekët kanë ardhur si pushtues në Shqipëri, sot ato janë varreza historike dhe do të bëhen me ceremonial shtetëror. Ne i referohemi presidentit Papulias që tha këta ushtarë që kaën rënë këtu, kanë rënë për atdheun e tyre.

Kjo është ajo që kur ne të mos jemi në këtë botë, nipërve dhe stërnipërve tanë do t’i thonë këta janë të rënët tanë dhe kjo është toka jonë, Vorio Epiri.

Të vijmë pastaj te ajo, që çamët janë gjallë. Ne kemi kërkuar kaherë të ketë një varrezë për batalionin Ali Demi të çamërisë. Edhe para zotit nuk duhet t’i lemë njësoj?

Apo të vazhdojmë me minoritetet, e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete duke i bërë qoka të gjithëve. Ka një rezolutë për shqiptarët e çamërisë që të kërkojnë të drejtat e tyre. Atdheu tonë është aty.

Na thonë që do heqin Ligjin e Luftës, natyrisht që është një hap i madh përpara por nuk mjafton se pala shqiptare duhet të jetë e vëmendshme që të heqë gjithë efektet e Ligjit të Luftës, efektet për pronat e shqiptarëve. I fundit është ligji i vitit 1998 për kadastrën greke, ku ne kemi qenë në pamundësi të çojmë dokumetet. Apo marrëveshja për ujërat. Unë jam shumë i shqetësuar për profesionalizmin e palës shqiptare.

Ajo që është akoma më e rëndë është se na thonë që jemi të detyruar se Greqia do të vë veton për Shqipërinë në BE. Tani kanë nevojë të marrin statusin, hapjen e negociatave. Të mos lëshojmë sovranitet sa herë që na kërcënon Greqia me vetot e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013034105300903
array(1) { ["section"]=> string(98) "protesta-e-cameve-idrizi-femijeve-tane-do-t-i-thone-ketu-ku-ka-varre-greke-eshte-vorio-epir-107656" }