Protesta e dhunshme për muaj me radhë, qeveria e Hong Kong-ut DORËZOHET, tërheq projektligjin e ekstradimit

Publikuar tek: bota, më 08:24 23-10-2019 Protesta e dhunshme për muaj me radhë, qeveria e Hong Kong-ut DORËZOHET, tërheq projektligjin e ekstradimit Shefja e sigurisë, Carrie Lam

Qeveria e Hong Kong-ut ka tërhequr zyrtarisht projektligjin ekstradimit që ndezi për muaj me radhë protesta kaotike në qytetin gjysmë-autonom kinez.

Shefja e sigurisë, Carrie Lam, njoftoi sot se projekt-ligji ishte duke u tërhequr. Lideri i Hong Kongut kishte propozuar ndryshime në legjislacionin e ekstradimit, si një mënyrë për të zgjidhur një çështje që përfshin një burrë të kërkuar për vrasje në Tajvan, i cili nuk mund të dërgohej për t'u përballur me akuza sepse nuk kishte marrëveshje ekstradimi.

Por propozimet ngjallën frikë të gjerë se banorët do të rrezikonin të dërgoheshin në gjykatat e kontrolluara nga Partia Komuniste e Kinës kontinentale. Ndërsa tani qeveria u detyrua të tërhiqet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0138840675354
array(1) { ["section"]=> string(112) "protesta-e-dhunshme-per-muaj-me-radhe-qeveria-e-hong-kong-ut-dorezohet-terheq-projektligjin-e-ekstradimit-183137" }