Protesta e naftëtarëve të Ballshit, LSI premton mbështetje dhe demostrata masive

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 28-12-2017 Protesta e naftëtarëve të Ballshit, LSI premton mbështetje dhe demostrata masive

Pas protestës së naftëtarëve të Ballshit që ditën e sotme u takuan me ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri ka ardhur një reagim nga ana e LSI.

Në një dalje për mediat, deputetja e LSI Floida Kërpaçi deklaroi se deri më tani LSI dhe Opozita nuk kishin marrë pjesë në këtë protestë për të shmangur politizimin, por se në të ardhmen do t’i mbështesë fuqimisht naftëtarët.

Kërpaçi u shpreh se në mbështetje të këtyre naftëtarëve Opozita do të organizojë demostrata masive.

Në deklaratën e saj deputetja e re e LSI akuzoi dhe kreun e konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla duke e quajtur atë një rilindas të shitur.

“Vetëm protesat mund të shërbejnë që të kthehet vëmendja tek hallet e naftëtarëve. Qeveria dhe njerëzit e saj po marrin nëpër këmbë dhe po grabisin naftëtarët. Kol Nikolla po grabit naftëtarët, me fonde që ai i përvetëson për dreka dhe udhëtime luksoze. LSI dhe Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme të mbështesë protestën por nuk e ka bërë këtë gjë që mos të politizohej. Në mënyrë që Qeveria mos të kishte një justifikim më shumë për mos plotësimin e kërkesave të naftëtarëve. Por që sot e tutje LSI dhe Opozita do të mbështesin gjerësisht këto protesta dhe njëherazi do të nxjerrë maskën e rilindasve si Kol Nikolla me shokë. Mbi këtë qeveri rëndon një vjedhje shumë e madhe. Shqiptarëve iu janë grabitur 60 milion eruo. LSI nuk do të heqë dorë nga mbështetja për naftëtarët. LSI do të jetë në mënyrë të vendosur kundër padronëve qeveritarë që janë kundër naftëtarëve”,- deklaroi deputetja Folida Kërpaçi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0191810131073
array(1) { ["section"]=> string(86) "protesta-e-naftetareve-te-ballshit-lsi-premton-mbeshtetje-dhe-demostrata-masive-104702" }