Protesta e opozitës, Braçe: Të dielën gatuaj dhe shoh sport. Të shtunën jam me pelikanët në Divjakë

Publikuar tek: politike, më 21:58 16-01-2018 Protesta e opozitës, Braçe: Të dielën gatuaj dhe shoh sport. Të shtunën jam me pelikanët në Divjakë

Deputeti Socialist Erion Braçe, në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, nuk i ka kursyer përgjigjet me ironi kur është pyetur rreth “tepsisë” dhe protestës së opozitës.

Braçe gjithashtu ka komentuar vendimin e gjykatës për pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës, duke thënë se “lekët ia dha qyl drejtësia”.

Pjesë nga intervista:

Tare: Flasim rreth tepsisë..

Braçe: Maksimumi unë përdor tiganin ditën e dielë, jo tepsinë.

Zakonisht unë të dielën gatuaj dhe shoh sport. Qevritë rrëzohen me votë. Kanë ardhur në pushtet me votë dhe nuk rrëzohen me protesta. Lekët qyl ia dha drejtësia që mungon në këtë vend. Pallati u ndërtua në mënyrë të paligjshme mbi det, nuk është hetuar kjo paligjshmëri.

Tare: Protesta e opozitës është të shtunën, jo të dielën?

Braçe: Të dielën jam në Divjakë. Është dita ime e rëndësishme me pelikanët. Po lere tani mos të them ndonjë gjë tjetër unë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098140239715576
array(1) { ["section"]=> string(103) "protesta-e-opozites-brace-te-dielen-gatuaj-dhe-shoh-sport-te-shtunen-jam-me-pelikanet-ne-divjake-106817" }