Një ditë pas protestës së opozitës, duke bllokuar disa akse rrugore strategjike në të gjithë vendin, drejtoria e policisë ka ndërmarrë hapat ligjor, duke nisur procedim penal për të gjithë organizatorët e kësaj lëvizje.
Burime të newsbom.al bëjne me dije se ka nisur procedim penal për organizatorët, duke filluar që nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Kjo për shkak se protesta është cilësuar e paligjshme, në kushtet kur policia nuk ka dhënë leje.
“Protesta e sotme e opozitës, u organizua kryesisht nga deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike në kundërshtim me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, edhe pse u lajmëruan me shkresë dhe publikisht nga autoritetet ligjore përkatëse.
Ata akuzohen për shkeljet e ligjit dhe përgjegjësitë e organizatorëve të nenit 262 të Kodit Penal ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe nenit 293 të Kodit Penal ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.
Në bazë e në zbatim të ligjit, strukturat e Policisë pas ksimit dhe mbikqyrjes profesionale të protestave të paligjshme, kanë përpiluar materialet proceduriale, për organizatoret dhe shkelësit e ligjit dhe materialet do të referohen për llimin e çështjes penale në Prokuroritë e rretheve gjyqësore, respektive, Tiranë, Kurbin, Elbasan e Lushnje.
Materialet janë çuar sot në mëngjes prokurorisë për përgjegjësot, lidhur me organizim të protestave të paligjshme.
Që prej ditës së djeshme u kryen të gjitha veprimet e para hetimore – proceduriale dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Lulzim Bashën, kreun e PD-së, si dhe përgjegjësit e protestës në Tiranë dhe në rrethe.
Në fier, nga shërbimet hetimore policore janë identifikuar si drejtues dhe organizatorë:
Arben Ristani
Aldo Bumçi
Oerd Bylykbashi
Gerti Bogdani
Flamur Noka
Eduart Halimi
Gent Strazimiri
Asllan Dogjani
Edi Paloka
Keltis Kruja
Kastriot Islam
Genc Pollo
Nga ana e oficerëve janë kqyrur, marrë dhe sekuestruar 3 (tre) DV, me pamje filmike dhe fotografi të tubimit të lartpërmendur, me qëllim indetifikimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve të tjerë në këtë tubim.
Protesta zgjati 60 minuta dhe nuk u shënua asnjë incident, ashtu siç ishin njoftuar.