Protesta e opozitës, Endri Hasa: Edhe ne kemi një limit, po u tërhoqëm njerëzit do bëjnë çfarë të duan

Publikuar tek: politike, më 22:23 15-06-2019 Protesta e opozitës, Endri Hasa: Edhe ne kemi një limit, po u tërhoqëm njerëzit do bëjnë çfarë të duan

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa shprehet se njerëzit janë të irrituar dhe kjo është arsye që dalin në protesta.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës, Hasa tha se edhe opozita e ka një limit por nëse ata tërhiqen nga kordinimi i protestës, njerëzit do të bëjnë çfarë të duan dhe sipas tij, Rama do të ketë fundin e keq.

Xhoi Malësia: Janë ezauruar mjetet paqësore në këtë protestë?

Endri Hasa: Ne jemi munduar në detyrën tonë si opozitë të qetësojmë njerëzit, por irritimi i tyre ka arritur atje ku nuk mban më. Kemi dhe ne një limit, ka dhe një moment kur ne do të tërhiqemi dhe po u tërhoqëm njerëzit do bëjnë ç'të duan. Nëse njerëzit do bëjnë ç'të duan, fundi i tij do jetë shumë i keq. Njerëzit na hakërrehen neve se ne vihemi ndërmjet njerëzve dhe shtetit. Ne jemi për ta mbrojtur shtetin, por jo për të mbrojtur kriminelët dhe bandat. Rama do të rrijë me bandat dhe të blejë pushtet. Ai ble gjithçka dhe në momentin kur mediat e huaja po e nxjerrin zbuluar nuk di çfarë të thotë.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka lajmëruar ditën e premte, më 21 qershor, mbajtjen e një tjetër proteste kombëtare në Tiranë, për të rrëzuar kryeministrin Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.62263703346252
array(1) { ["section"]=> string(106) "protesta-e-opozites-endri-hasa-edhe-ne-kemi-nje-limit-po-u-terhoqem-njerezit-do-bejne-cfare-te-duan-168377" }