Protesta e opozitës më 16 shkurt, demokrati del KUNDËR: Ç' është kjo datë, pse nuk mbahet...

Publikuar tek: politike, më 21:58 22-01-2019 Protesta e opozitës më 16 shkurt, demokrati del KUNDËR: Ç' është kjo datë, pse nuk mbahet...

Ashtu sikurse u paralajmërua ditën e djeshme në mbledhjen e parë të Kryesisë së PD, sot u vendos dhe data e parë e nisjes së protestave popullore "për rrëzimin e Edi Ramës", më 16 shkurt.

Mirëpo nga rradhët e demokratëve ka ardhur dhe reagimi i parë kundër kësaj date, pikërisht nga ish-këshilltari i PD Leonard Olli.

Olli përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, shprehet se si ka mundësi që protesta mbahet më 16 shkurt dhe shmanget data 20, një datë e madhe sipas tij për Shqipërinë dhe Partinë Demokratike, pasi është dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

"Të gjitha i mirëkuptoj, por vetëm një gjë nuk arrij kuptoj kur një protestë rastis të mbahet më 16 shkurt, përse të mos mbahet më 20 shkurt, ditë e madhe për historinë e Shqipërisë dhe dhe PD?! Nuk besoj se vetëm fakti që nuk është ditë e shtunë ta hedhë në harresë këtë datë, sikundër ka ndodhur këto vitet e fundit....", përfundon Olli.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094780921936035
array(1) { ["section"]=> string(92) "protesta-e-opozites-me-16-shkurt-demokrati-del-kunder-c-eshte-kjo-date-pse-nuk-mbahet-149910" }