Protesta e opozitës, ministri Xhafaj zgjohet herët, takon Komandantin e Gardës së Republikës dhe i jep porositë e fundit (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 08:44 27-01-2018 Protesta e opozitës, ministri Xhafaj zgjohet herët, takon Komandantin e Gardës së Republikës dhe i jep porositë e fundit (FOTO)

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takon Komandantin e Gardës së Republikës, Gramos Sako.

Ky takim i ministrit me Komandantin e Gardës vjen si pasojë e protestës së opozitës që është parashikur për sot në orën 12:00.

Siç shihet nga fotot e shkrepura nga fotografi i Kuvendit Agim Rama, Xhafaj dhe Sako janë duke biseduar. Ashtu siç mund të parashikohet Xhafaj i jep porositë e fundit Komandantit në lidhje me mbarëvajtjen e protestës.

Protesta e sotme e organizuar nga opozita është parashikuar pa skenar dhune, kështu të paktën deklaruan krerët e opozitës ditën e djeshme.

Sakaq, policia më herët bëri thirrje për marrje masah të rrepta sigurie si dhe bllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” si dhe bllokimin e rrugës që lidh selinë e PD me godinën e Kryeministrisë. 

27336041_2029090304023654_1694747937_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096521377563477
array(1) { ["section"]=> string(130) "protesta-e-opozites-ministri-xhafaj-zgjohet-heret-takon-komandantin-e-gardes-se-republikes-dhe-i-jep-porosite-e-fundit-foto-108089" }