Protesta e opozitës, newsbomb.al zbulon detaje për skenarë të mundshëm: Çfarë do ndodhë sot para Kryeministrisë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:39 18-02-2017 Protesta e opozitës, newsbomb.al zbulon detaje për skenarë të mundshëm: Çfarë do ndodhë sot para Kryeministrisë

Ndërsa protesta e bujshme e opozitës pritet të nisë pas disa orësh përgatitjet kanë nisur dhe brenda zyrtarëve demokratë janë diskutuar disa versione skenarësh.

Një version është që protesta të nisë në orën 12:00 dhe të zgjasë jo vetëm gjithë ditën por edhe në ditët në vazhdim.

Një skenar gjithashtu i përfolur nga zëra brenda PD-së flasin për ngritjen e çadrave para Kryeministrisë por një burim i besueshëm në Partinë Demokratike i tha newsbomb.al se ky skenar me gjasë do të përjashtohet si opsion.

Protesta do të nisë me fjalimet e disa intelektualëve dhe më pas do arrijë kulmin e saj me mbajtjen e fjalës së kreut të PD Lulzim Basha që pritet të shënojë edhe “pikën e kthesës” në këtë protestë, pasi në varësi të atyre që do thotë kryedemokrati, do vendoset edhe për fatin e protestës.

Burime në PD thonë se orari i përcaktuar, pra 12:00-16:00 nuk mund të zbatohet pasi ai që vendos për këtë pjesë është vetë populli.

Sipas të njëjtave burime, ish kreu i PD Sali Berisha do të jetë në protestë por nuk është parashikuar të mbajë asnjë fjalim ndërsa pritet një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, më e madhe se çdo protestë tjetër organizuar nga opozita.

Se çfarë do të ndodhë në të vërtetë, mesa duket do të zbulohet vetëm ndërkohë që zhvillohet protesta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « IKMT bën "namin" në Laç, shemb disa objekte strategjike (FOTOT)
"Policia, mos lëviz...", publikohet VIDEO e arrestimit të “kokës së fundit” të grabitjes në rrugën e Rinasit »
Article Logic
Execution time: 0.0096259117126465
array(1) { ["section"]=> string(115) "protesta-e-opozites-newsbomb-al-zbulon-detaje-per-skenare-te-mundshem-cfare-do-ndodhe-sot-para-kryeministrise-69120" }