Protesta e opozitës, nisin përgatitjet pagdhirë mirë, forca policore para Kryeministrisë (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:21 18-02-2017 Protesta e opozitës, nisin përgatitjet pagdhirë mirë, forca policore para Kryeministrisë (FOTOT)

Sot është protesta e paralajmëruar e 18 shkurtit  të opozitës. Ndonëse duhen së paku edhe disa orë nga fillimi zyrtar i protestës, përgatitjet kanë nisur ende pagdhirë mirë.

Përpara kryeministrisë është montuar fonia dhe janë vendosur autoparlantet ndërsa vihet re edhe prezenca e forcave policore. Këto janë disa nga fotot e shkrepura tani që tregojnë panoramën e asaj çfarë po ndodh. Protesta është paralajmëruar të fillojë në orën 12:00 dhe të përfundojë në orën 16:00 ndonëse kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se nuk dihet se kur mbaron.

Nga ana tjetër policia ka marrë informacion për një skenar të mundshëm sulmi të Kryeministrisë me gurë e sende të tjera por një gjë e tillë u hodh poshtë nga kryedemokrati që i cilësoi të gjitha të gënjeshtra ndërsa ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës.

an1.jpg

an2.jpg

an3.jpg

AN4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet në Dibër personi i pestë i grabitjes së milionave në Rinas
SKEMA E RE për makinat: Si të paguani më pak siguracion »
Article Logic
Execution time: 0.01111102104187
array(1) { ["section"]=> string(98) "protesta-e-opozites-nisin-pergatitjet-pagdhire-mire-forca-policore-para-kryeministrise-fotot-69114" }