Protesta e opozitës, Ori Nebiaj 'hedh shtizën' drejt Kryeministrisë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:59 16-03-2019 Protesta e opozitës, Ori Nebiaj 'hedh shtizën' drejt Kryeministrisë

Ka nisur rreth një orë më parë protesta e opozitës përpara Kryeministrisë. Teksa në shesh janë mbledhur mbështetësit e opozitës dhe kanë nisur tashmë një marshim, mes tyre bie në sy moderatorja Ori Nebiaj.

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike shfaqet e veshur sportive, ndërsa gjithë vëmendjen e merr bluza e saj.

Në bluzë, Ori ka stampuar një person që mban në dorë një shtizë dhe në të shkruan Kryeministria. Në fakt kjo lidhet me një protestues, i cili në protestën e mbajtur më 16 shkurt, hidhte shtiza në drejtim të Kryeministrisë.

ori-nebiaj.jpg

protestuesi-shtiza.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15577101707458
array(1) { ["section"]=> string(71) "protesta-e-opozites-ori-nebiaj-hedh-shtizen-drejt-kryeministrise-156647" }