Protesta  e opozitës, Përparim Kabo: Humbin lojën dhe lëshohen në rrugë! Nuk funksionon dhuna

Publikuar tek: politike, më 10:35 15-04-2019 Protesta  e opozitës, Përparim Kabo: Humbin lojën dhe lëshohen në rrugë! Nuk funksionon dhuna Perparim Kabo

“Ata që mbeten si lart dhe poshtë pasi humbin lojën brenda rregullave lëshohen në rrugë duke përzjerë një traditë rebele me një mendësi revolucionare, se pushteti meret me dhunë…pa çka se në dukje të gjitha palët shprehen se presioni revolucionar si mosbindje civile është mjeti i vetëm për të funskionuar rregullat e lojës…Nuk funksionon”.

Kështu shkruan profesor Përparim kabo lidhur me situatën aktuale politike. Dalja jashtë sistemit e opozitës, ka sjellë protesta të vazhdueshme nga kjo e fundit por Kabo thotë se dhuna nuk funksionon.

KOMENTI I PLOTË I PËRPARIM KABOS:

Riciklimi i rrëmujës si shpehje politikave jo demokratike të qëllimshme…
Ku vemi çfarë po bëhet është pyetja që të drejtohet kudo dhe nga cilido që nuk mund të qëndrojë indifferent për zhvillimet e vendit…Dikur nuk kishim institucione dhe kishte rrëmujë, mungesa të theksuara dhe një lloj besimi gati gati idealist se po ecej në rrugën e duhur dhe në një të ardhme të afërt Shqipëria do ishte si Europa me institucione demokratike dhe me një shoqëri të ligjit dhe të rregullit. Në fakt çfarë ndodhi? Cilat qenë ecuritë që nga të padukshme u shëndruan në të kudogjendura…
1-Denatyrimi pasurisë kombëtare nga e popullit te e privatëve që ose e grabitën ose iu dhurua nga vendimmarrja politike me kusht ndarjen e fitimit.
2-Përçudnimi i pasurive publike që u zvogluan duke iu vënë si kusht që mbijetesa e tyre do varej nga menaxhimi privat dhe sekserin e kësaj ndërmarrjeje e bënin institucionet publike vendimmarrëse.
3-Largimi nga drejtimi i njerëzve të zotë , me vlera, me diploma dhe kulturë të besueshme dhe zevëndësimin me ata që nuk kishin as kulturë të mjaftueshme dhe as diplomime të besueshme…Lindën individët me diploma në korniza që paguheshin diku jashtë apo brenda vendit dhe merershin si mall tregu…
4-U lejua me apo pa dashje një anarki populiste për vjedhjen e hapsirave publike dhe më së shumti pronave private dhe kështu u krijua informaliteti kolektiv një realitet ky që e rrëzoi shtetin ligjor dhe që ndërtoi kompromisin mes shtetit në gjunjë dhe informalit që gëzon respektimin e tij fal legjitimimit të paligjshmes…
5-U ndërtua kriza e përfaqësimit sepse demokracia u ble dhe u shit në treg duke mos krijuar besueshmëri aq sa aktualisht ka një dilemë të madhe…ndryshimi duhet po nga kush mund të kryhet…morali i pamoralshëm akuzon të pamoralshmen që shitet si morale dhe jemi në gjendjen pa kryedalje sepse riciklimi i të njëjtevë njerëz sjell dhe riciklim të të njëjtit mentalitet, klane, lidhje dhe mardhëie krahinore, finsnore dhe deri me lidhje gjaku…
6- Çdo pritje e gjatë e lodh njeriun, e dobëson energjinë e ndryshimit, vë në dyshim besimin te vlerat, dhe e nxit për gjetje alternative…në këtë kuptim aq liri sa është fituar gjatë tre dekadave është e mjaftueshme për të krijuar një bindje sipas niveleve mendësore se kjo liri është e pamjaftueshme dhe mundesh që në një nivel më të lartë dhe më funskionale ta gjesh atë jashtë vendit tënd…ndaj ikja nga liria e pamjaftueshme drejt një lirie që funksionon…është zbrazje e vendit…
7-Në këto kushte dhe gjendje, ata që mbeten si lart dhe poshtë pasi humbin lojën brenda rregullave lëshohen në rrugë duke përzjerë një traditë rebele me një mendësi revolucionare, se pushteti meret me dhunë…pa çka se në dukje të gjitha palët shprehen se presioni revolucionar si mosbindje civile është mjeti i vetëm për të funskionuar rregullat e lojës…Nuk funksionon…!
Pkabo 15 prill 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068039894104004
array(1) { ["section"]=> string(96) "protesta-e-opozites-perparim-kabo-humbin-lojen-dhe-leshohen-ne-rruge-nuk-funksionon-dhuna-160481" }