Protesta e opozitës, policia kontrollon me imtësi automjetet e skeduara nga jugu dhe veriu

Publikuar tek: aktualitet, më 09:22 16-03-2019 Protesta e opozitës, policia kontrollon me imtësi automjetet e skeduara nga jugu dhe veriu

Ashtu siç është njoftuar edhe më herët, rreth orës 11:00, opozita do mbaj protestën e radhës. Dhjetra automjete, autobusa dhe makina të vogla janë nisur nga rrethet drejt Tiranës.

 

Plani i masave të policisë së shtetit është i njëjtë. Kanë ngritur postoblloqe në të gjitha rrugët hyrëse të Tiranës dhe po kontrollohen të gjitha automjetet e skeduara dhe personat e konsideruar me precedente të mëparshme dhune, raporton gazetari ynë Endri Mema.

Përveç kontrolleve periferike, forcat e rendit tashmë kanë nisur grumbullimin para godinës së Kryeministrisë dhe paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë larg akteve të dhunës dhe prishjes së rendit publik. Megjithatë policia sipas burimeve, i ka marrë të gjitha masa e nevojshme dhe garanton mbarvajtjen dhe sigurinë për qytetarët dhe godinat e qeverisë.

2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022812128067017
array(1) { ["section"]=> string(96) "protesta-e-opozites-policia-kontrollon-me-imtesi-automjetet-e-skeduara-nga-jugu-dhe-veriu-156617" }