Protesta e opozitës, reagon ministria e Brendshme: Asnjë incident, në përputhje me ligjin (DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:22 27-01-2018 Protesta e opozitës, reagon ministria e Brendshme: Asnjë incident, në përputhje me ligjin (DEKLARATA E PLOTË)

“Ditën e sotme, 27 Janar 2018, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, organizuan një protestë të paralajmëruar në kryeqytet. Ajo u zhvillua në normalitet dhe pa asnjë incident, në përputhje me ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”.

Kështu shkruan në reagimin e saj të parë pas protestës së opozitës ministria e Brendshme ndërsa falenderon qytetarët dhe bën edhe njëherë rezymenë e ditës për masat e mara.

“Ministria e Brendshme falënderon pjesëmarrësit për mënyrën e qetë dhe qytetarinë e dëshmuar gjatë zhvillimit të kësaj proteste. Falënderojmë qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar pavarësisht vështirësive që mund të kenë hasur gjatë bllokimit të disa akseve rrugore, sot.

Po ashtu, Ministria e Brendshme vlerëson bashkëpunimin me organizatorët e këtij tubimi në mbështetje të punës së Policisë së Shtetit.

Është meritë e të gjithë punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan duke menaxhuar me shumë profesionalizëm dhe në respektim të plotë të ligjit mbarëvajtjen e tubimit dhe garantuan jo vetëm të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por edhe rendin e sigurinë.

Policia e Shtetit administroi me korrektesë të gjithë lëvizjen në akset rrugore dhe parkimin në Tiranë të rreth 70 autobusëve, 90 minibusëve dhe një numri të konsiderueshëm furgonësh dhe automjetesh, të ardhura për tubimin e organizuar nga PD dhe partitë e saj aleate nga të 12 qarqet e Shqipërisë.

Ministria e Brendshme gjen rastin të falënderojë dhe vlerësojë mediat që transmetuan me transparencë dhe profesionalizëm masat e marra dhe angazhimin e strukturave dhe punonjësve të Policisë së Shtetit në menaxhimin e këtij tubimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

“Në të njëjtën kohe, Ministria e Brendshme vlerëson gjithashtu edhe bashkëpunimin e realizuar me institucionet e tjera ligj zbatuese në vend, para dhe gjatë protestës.

Falënderojmë misionet ndërkombëtare të asistencës policore për mbështetjen e ofruar prej tyre në hartimin dhe realizimin e masave policore për menaxhimin e tubimit.

Ministria e Brendshme shpreh bindjen se edhe në të ardhmen Policia e Shtetit do të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, përmbyll ministria e Brendshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina hipën mbi trotuar dhe përplas një grua në Vlorë
Ngjarje e rëndë në Vlorë, babai qëllon me armë për të kërcënuar të birin (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.013738870620728
array(1) { ["section"]=> string(111) "protesta-e-opozites-reagon-ministria-e-brendshme-asnje-incident-ne-perputhje-me-ligjin-deklarata-e-plote-108159" }