Poeti dhe autori i njohur shqiptar Agim Doçi komenton protestën e opozitës për dorëheqjen e ministrit të Brendshmë, dhe shprehet se dështoi.
Doçi thotë se vetëm kuksianët dinë të protestojnë, dhe arritën t’ia bëjnë “rrup-sup” qeverisë e medias.
Deklarata e Doçit në emisionin “360Gradë”, në Ora News:
Protesta kishte një difekt, me protestu dinë vetëm kuksianët. Ia bënë rup-sup qeverisë e medias. Por ju mendoni se Edi Rama është kaq budall sa të ndërrojë ministrat që janë peng të kanabisit. Absurdi është që policia e Kosovës arreston dëshmitarin X që është Babalja, dhe thotë e ka kërkuar prokuroria shqiptare, prokuroria bën komunikatë “nuk kemi bërë kërkesë për arrestimin e tij”, atëherë ata shpikin ka kaluar nga kufiri i gjelbër.
Protesta e PD-së ka dështuar, sa të jetë Luzlim Basha aty. Në të gjithë autobusët e rretheve nuk kishin arrdhur të gjithë njerëzit.