Protesta e PD-së dhe bllokimi i rrugëve, kur duhet të shmangni lëvizjen në aksin kombëtar mes Durrësit e Fierit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 23-04-2017 Protesta e PD-së dhe bllokimi i rrugëve, kur duhet të shmangni lëvizjen në aksin kombëtar mes Durrësit e Fierit

Kush do të kërkojë të qarkullojë në aksin kombëtar mes Durrësit e Fierit, pikërisht në rotondën e Plukut të Lushnjes, do të duhet të shmangë qarkullimin në këtë aks nga ora 10 e paradites së të hënës ne 24 prill.

Partia Demokratike e Fierit ka zyrtarizuar protestën me bllokim të akseve nacionale. Një avokat me emrin Luan Baci në faqen e tij në rrjetet sociale ka bërë thirrje që të gjithë ata njerëz që janë të zhgënjyer nga qeverisja, të bashkohen me protestën me bllokim rruge në rrotondën e Plukut të Lushnjes.

Duke qenë se aksi është shumë i frekuentuar nga makinat që duan të vijnë drejt kryeqytetit apo të dalin nga Tirana, madje edhe për ditë të hënë, do të thotë se do të shkaktojë shumë probleme në qarkullimin rrugor, aq më tepër, që shoferët e makinave, duhet të përpiqen të gjejnë rrugë dytësore për të vazhduar punët e tyre të përditshme.

Në tekstin e plotë të mesazhit, protesta bëhet për të gjithë ata që u futën në burg se nuk paguan dot energjinë elektrike, apo të tjerë që kanë njerëzit e tyre në burg; do të protestohet për gënjështrën e qeverisë për 300 mijë vende pune; për ata që ndërtuan ndonjë mur rrethues pa leje, për të gjithë ata që kanë ikur në emigrim apo kërkojnë një jetë më të mirë. Protesta e opozitës është thirrur në datën 24 prill.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “BEFASIA” arreston 4 trafikantët e drogës në Tiranë, 102 kile “mall” në makinë (EMRAT-DETAJET dhe VIDEO)
Protesta masive dhe bllokimi i rrugëve, drejtori i policisë thirrje qytetarëve: Mos dilni, rrezik i madh për rendin e sigurinë »
Article Logic
Execution time: 0.016215801239014
array(1) { ["section"]=> string(116) "protesta-e-pd-se-dhe-bllokimi-i-rrugeve-kur-duhet-te-shmangni-levizjen-ne-aksin-kombetar-mes-durresit-e-fierit-76135" }