Protesta e PD-së, Policia e Shtetit deklaratë: Çfarë ndodhi në një orë bllokim dhe materialet për deputetët demokratë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:51 24-04-2017 Protesta e PD-së, Policia e Shtetit deklaratë: Çfarë ndodhi në një orë bllokim dhe materialet për deputetët demokratë

Policia e Shtetit jep një deklaratë për mediat lidhur me gjithçfarë ndodhi sot në një orë bllokim nga protestuesit e PD-së të rrugëve kryesore në vend, nga ora 11:00 deri në orën 12:00 .

Policia thotë në deklaratën e saj se, megjithë rezitencën e disa prej organizatorëve të mitingjeve të paligjshme, mundi me sukses të devijojë qarkullimin e mjeteve në disa akse dytësore dhe rrugë paralele, për të lehtësuar brenda mundësive të kufizuara, trafikun e rënduar dhe bllokimin e qytetarëve. Blutë bëjnë me dije gjithashtu se, pas fiksimit dhe mbikqyrjes profesionale të protestave të paligjshme, kanë përpiluar materialet proceduriale, për organizatoret dhe shkelësit e ligjit dhe materialet do të referohen për fillimin e çështjes penale në Prokuroritë e rretheve gjyqësore, respektive, Tiranë, Kurbin, Elbasan e Lushnjë.

DEKLARATA E PLOTË E POLICISË SË SHTETIT:

Për rreth 1 orë, tre pika kyçe në akset kryesore kombëtare rrugore dhe 2 nyje lidhëse në Tiranë u bllokuan nga një protestë e subjektit politik Partia Demokratike, megjithëse Policia e Shtetit në zbatim të kërkesave të ligjit nuk miratoi lejen për mbajtjen e këtyre tubimeve.

Pretendimi i organizatorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme, se ata thjesht e lajmërojnë Policinë dhe e bëjnë tubimin edhe aty ku kërcënohet siguria e qytetarëve apo pengohet seriozisht qarkullimi i njerëzve e mallrave, është i papranueshëm ligjërisht.

Policia e Shtetit, megjithë rezitencën e disa prej organizatorëve të mitingjeve të paligjshme, mundi me sukses të devijojë qarkullimin e mjeteve në disa akse dytësore dhe rrugë paralele, për të lehtësuar brenda mundësive të kufizuara, trafikun e rënduar dhe bllokimin e qytetarëve.

Gjithashtu u morën masa për mbajtjen hapur të korsive të emergjencës për ambulancat, që transportuan gjatë këtij harku kohor disa qytetarë në nevojë, duke garantuar ndihmën e nevojshme mjekësore në kohë dhe shmangur pasojat për jetën e shendetin e njerezve.

Protesta e sotme e opozitës, u organizua kryesisht nga deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike në kundërshtim me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, edhe pse u  lajmëruan me shkresë dhe publikisht nga autoritetet ligjore përkatëse.

Përgjatë zhvillimit të tubimeve janë dokumentuar shkeljet e ligjit dhe përgjegjësitë e organizatorëve, konkretisht shkelje konform nenit 262 të Kodit Penal ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe  nenit 293 të Kodit Penal ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.

Për këtë arsye Policia po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, këto veprime do t’u paraqiten Prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse për ndjekje penale.

Në bazë e në zbatim të ligjit, strukturat e Policisë pas fiksimit dhe mbikqyrjes profesionale të protestave të paligjshme, kanë përpiluar materialet proceduriale, për organizatoret dhe shkelësit e ligjit dhe materialet do të referohen për fillimin e çështjes penale në Prokuroritë e rretheve gjyqësore, respektive, Tiranë, Kurbin, Elbasan e Lushnjë.

Policia e Shtetit gjen rastin të falënderojë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar, megjithë pengesat e vështirësitë që patën gjatë bllokimit të rrugëve.

Policia e Shtetit ripërsërit se ka të drejtën dhe detyrimin ligjor, përgjegjësinë shtetërore dhe kapacitetin e mjaftueshëm, për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore këdo që shkel ligjin.

Policia e Shtetit nënvizon se nuk do të tolerojë askënd që i bie ndesh ligjit dhe do të kërkojë nga organet e tjera ligjzbatuese të njëjtë përgjegjshmëri në kryerje të detyrës.

Policia e Shtetit është dhe do të mbetet garante e zhvillimit të tubimeve paqësore, por njëkohësisht edhe e sigurisë e qetësisë për gjithë qytetarët e tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Realiteti i tmerrshëm i refugjatëve shqiptarë që jetojnë në Francë, familjet tregojnë vuajtjet e tyre
Kush i hodhi naftë pemëve në Mirditë gjatë mesnatës? “Kërcënimi” i DMPBM »
Article Logic
Execution time: 0.012157917022705
array(1) { ["section"]=> string(121) "protesta-e-pd-se-policia-e-shtetit-deklarate-cfare-ndodhi-ne-nje-ore-bllokim-dhe-materialet-per-deputetet-demokrate-76287" }