Protesta e PD/ SHISH i jep informacion policisë se do të ketë dhunë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:06 11-03-2015 Protesta e PD/ SHISH i jep informacion policisë se do të ketë dhunë

Policia e Shtetit ka marrë sot informacionin e mbledhur nga Shërbimi Informativ Shtetëror në lidhje me personat me precedent të mëparshëm kriminal të cilët mund të jenë të pranishëm në protestë dhe mund të nxisin dhunë.

Burime nga drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se është marrë informacion dhe rezulton se nga Qarku i Shkodrës rreth 80 persona me precedent kriminal, apo me tendencë kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore mund të marrin pjesë në tubimim ditën e nesërme.

Sipas informacioneve në telegramin e dërguar policisë, SHISH ka informacion se ditën e nesërme në protestë do të ketë dhunë. Policia ka kërkuar informacion nga policët në qarqe dhe për qytetarë të tjerë të cilat konsiderohen "të nxehta". Sipas policisë personat me precedent të mëparshëm do të mbahen nën kontroll për parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fshati Trevllazër në Vlorë pa ujë të pijshëm, banorët: Do bojkotojmë zgjedhjet
Vlorë, arrestohet 30-vjeçari iu gjet pistoletë e jelek antiplumbi »
Article Logic
Execution time: 0.012004852294922
array(1) { ["section"]=> string(71) "protesta-e-pd-shish-i-jep-informacion-policise-se-do-te-kete-dhune-5557" }