Kreu i Partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima i ftuar në Ora News ka folur për protestën e studentëve, duke akuzuar tre partitë për situatën aktuale në arsim.
Ai bën thirre t’i mbajnë duart larg dhe se kjo proptestë duhet të vazhdojë dhe pas plotësimit të tetë pikave.
Sipas tij, fitorja përfundimtare e studentëve do të ishte reformimi i sistemit politik.
‘Është një protestë antisistem. Kërkesat e studentëve do të plotësohen duam apo s’duam ne. Fitorja përfundimtare e studentëve do të ishte reformimi i sistemit politik. Do të ishte një gabim nëse protesta e studentëve do të mbyllej me plotësimin e 8 pikave. Partia ‘Zgjidhja’ i ka bërë thirrje si partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim t’i mbajë duart larg nga kjo protestë. ‘Zgjidhja’ i bën thirrje të mos e bëjnë protestën partiake’, tha Kokëdhima.