Protesta e studentëve, reagon Veliaj: Mos dëgjoni lacat e PD-LSI, shfrytëzoni përkrahjen e Kryeministrit dhe dialogoni

Publikuar tek: politike, më 21:01 15-12-2018 Protesta e studentëve, reagon Veliaj: Mos dëgjoni lacat e PD-LSI, shfrytëzoni përkrahjen e Kryeministrit dhe dialogoni

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Londër, ku është intervistuar nga BBC për të promovuar Tiranën dhe transformimin e saj në vitet e fundit.

Veliaj u shpreh se  ndonëse Bashkia nuk ka kompetenca për arsimin e lartë, si kryebashkiak dhe si ish-aktivist i protestave ka 'vetëm admirim për mënyrën se si janë organizuar studentët'.

Sipas tij, reformën në arsim shumë vetë e kanë keqkuptuar, ku rektorë dhe dekanë kanë marrë vetëm privilegjet dhe jo përgjegjësitë, ndërsa u shpreh se 'Studentët protestues duhet të mos studentët influencohen nga partitë! Unë e di që në çdo fakultet dhe në çdo klasë janë lacat e partive që mundohen të ndezin disa zjarre të paqëna .

Thirrja ime është mos mendoni për ata politikanë që kanë hallin vetëm të zgjedhjeve të ardhshme, Kryeministri i vendit dhe unë s’kemi fare merak zgjedhjet e ardhshme por sigurisht që kemi merak gjeneratën e ardhshme, ndaj thirrja ime është injoroni partitë. PD e LSI ka hallet e veta dhe nuk mund të zgjidhë hallet e veta duke përdorur hallin e studentëve. Nëse studentët ulen, maksimizojnë këtë mundësi fantastike, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme bashkë'.

Në lidhje me Kartën e Studentit, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do ta emetonte nëse universitetet do kishin ngelur të gjitha shtetërore.

'Bashkia do ta emetonte nëse universitetet do kishin ngelur të gjitha shtetërore. Për sa kohë që morën pavarësinë e tyre, kjo është një ndër detyrat që duhet të bëjmë, megjithatë pranoj më kënaqësi ta emetoj kartën e studentit por kjo është gjithashtu një gjë tjetër për të cilën duhet të ulemi.

Ne duhet të ulemi për t’u siguruar që me kartën e studentit, universiteti i Tiranës mund të shkonte në palestrën e Universitetit të Sporteve, me këtë kartën e Universitetit të Sporteve mund të shkonte në Bibliotekën e Politeknikut, por kjo janë të gjitha detaje që nëse universitetet nuk i realizojnë dot vetë, siç ishte plani fillestar, prapë mund t’i bëjë Bashkia por pa u ulur e pa diskutuar se çfarë platformash do vendosim në këtë kartë ështëe kotë që ne të themi po, po, po dhe ndërkohë nuk e implementojmë dot sepse nuk i kemi këto informacione dhe këtë dakordësi nga studentët dhe fakultetet'.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e studentëve, Koço Kokëdhima: Fitorja përfundimtare e të rinjve do të ishte reformimi i sistemit politik
Fillon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD »
Article Logic
Execution time: 0.011649131774902
array(1) { ["section"]=> string(122) "protesta-e-studenteve-reagon-veliaj-mos-degjoni-lacat-e-pd-lsi-shfrytezoni-perkrahjen-e-kryeministrit-dhe-dialogoni-145287" }