Protesta e studentëve zhgënjen Kreshnik Spahiun: Sot studentët humbën...

Publikuar tek: politike, më 20:02 07-01-2019 Protesta e studentëve zhgënjen Kreshnik Spahiun: Sot studentët humbën... Kreshnik Spahiu

Ish-lideri i Aleancës ‘KuqeZi”, Kreshnik Spahiu, është tërhequr prej mëse një viti nga politika aktive, por jo nga qëndrimet rreth saj.

 Edhe pse jeton larg atdheut, ai jep përditë qëndrimet e tij për shvillimet politike në Tiranë. Dhe si përherë, duke u shprehur i zhgënjyer nga rezultatet, duke qenë se ishte mbështetës për lëvizje radikale kundër qeverisë së Ramës. Kështu edhe me protestën e studentëve, ditën e sotme përpara kryeministrisë, ku disa qindra prej tyre, protestuan disa orë dhe më pas u shpërndanë. Spahiu shprehet i zhgënjyer se kështu ndodh kur “revolucioni’ ndërpritet për pushimet e gjelit të detit.

Statusi i Spahiut

Sot studentët humbën, jo vetëm frymën por edhe pritshmërinë popullore. Ata nuk ndërruan dot as qeveritë, as sistemet, as batanijet dhe as kujdestarët e konvikteve!

Kështu ndodh kur ndërpret Revolucionin për të ikur me pushimet e gjelit të detit! FUND

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043900012969971
array(1) { ["section"]=> string(75) "protesta-e-studenteve-zhgenjen-kreshnik-spahiun-sot-studentet-humben-147857" }