Protesta e Unazës së Re, momenti i arrestimit të njërit prej banorëve në lokal (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 10-10-2019 Protesta e Unazës së Re, momenti i arrestimit të njërit prej banorëve në lokal (VIDEO)

Ky është momenti i arrestimit të Skender Dodës, banor i Unazës së Re. Siç shihet nga pamjet Doda është arretsuar në ambjentet e një lokali.

Po ashtu mëngjesin e sotëm janë shoqëruar edhe persona të tjerë, mes tyre Gramoz Shehu dhe Ilir Katiraj.

Ky i fundit qëlloi kryeministrin Edi Rama me këpucë pak muaj më parë tek spitali i Traumës.

Ndërkohë, banorët e Unazës janë duke shkuar në këto momente drejt Dretorisë së Policisë, pasi aty ndodhen personat e shoqëruar.

Shoqërimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë bllokuar rrugën më 7 tetor.

Prej gati 1 vit banorët e Unazës së Re protestojnë çdo ditë, pasi kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027923822402954
array(1) { ["section"]=> string(90) "protesta-e-unazes-se-re-momenti-i-arrestimit-se-njerit-prej-banoreve-ne-lokal-video-181471" }