Protesta kundër importit të plehrave nis që mbrëmjen e sotme, qytetarët do e gdhijnë te Kuvendi

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 23-11-2016 Protesta kundër importit të plehrave nis që mbrëmjen e sotme, qytetarët do e gdhijnë te Kuvendi

Nesër është parashikuar që të votohet për ligjin e importit të plehrave në Shqipëri dhe aktivistët e shoqërisë civile janë organizuar për të protestuar gjatë gjithë ditës përpara Kuvendit.

Ndërkohë një gurp protestuesisht ka njoftuar se do të mblidhen që sot në darke në orën 23:00 para Kuvendit, për ta gdhirë ditën e nesërme si shenjë vendosmërie kundër këtij ligji.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka njoftuar gjithashtu se do të jetë nesër në orën 10:00, përpara se të fillojë seanca plenare, ndërsa janë ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste.

Pak muaj më parë me mijëra njerëz protestuan te Kryeministria kundër importit të plehrave, ligj që në seancën e parë nuk arriti të siguronte as 71 vota.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030165195465088
array(1) { ["section"]=> string(100) "protesta-kunder-importit-te-plehrave-nis-qe-mbremjen-e-sotme-qytetaret-do-e-gdhijne-te-kuvendi-60438" }