Protesta kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, reagon PD-ja e Shkodrës: Shfaqje qesharake, do ta mbrojmë qytetin nga Rilindasit (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 13:55 19-08-2019 Protesta kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, reagon PD-ja e Shkodrës: Shfaqje qesharake, do ta mbrojmë qytetin nga Rilindasit (E PLOTË) Nga protesta e sotme në Shkodër kundë konstituimit të Këshillit Bashkiak

Dega e Partisë Demokratike të Shkodrës reagoi pas konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe protestave kundër tij, ku u arrestua dhe kreu i FRPD-së së qytetit Arvit Bushati.

Nëpërmjet faqes zyrtare në ‘’Facebook’’, selia blu e qytetit kritikoi vendimin e sotëm të këshilltarëve bashkiakë socialistë duke i akuzuar për ‘’uzurpim të dhunshëm të pushtetit’’. Në vazhdim të mesazhit, PD-ja e Shkodrës premtoi se ‘’do ta mbrojë qytetin nga pushtimi i rilindasve’’.

Postimi i plotë
Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës !

Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati.

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë.

Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Voltana Ademi mban fjalën para protestuesve në bashki: Do jem në detyrë deri në momentin kur të bëhen zgjedhje të vërteta
Largimi i Valdrin Pjetrit, ish-deputeti i PD-së ‘plas bombën’: Ka të tjerë të inkriminuar në listën e PS-së, duhet vetting dhe për politikanët »
Article Logic
Execution time: 0.012800931930542
array(1) { ["section"]=> string(144) "protesta-kunder-konstituimit-te-keshillit-bashkiak-reagon-pd-ja-e-shkodres-shfaqje-qesharake-do-ta-mbrojme-qytetin-nga-rilindasit-e-plote-175794" }