Protesta kundër lungomares, Elmazi: Projekti jo transparent, janë harxhuar 1.7 mln euro

Publikuar tek: politike, më 15:13 06-03-2016 Protesta kundër lungomares, Elmazi: Projekti jo transparent, janë harxhuar 1.7 mln euro

Drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Vlorë kanë organizuar një protestë kundër lungomares së qytetit, pasi e konsiderojnë si korruptiv dhe jo transparent.

Deputetja e PD-së Liliana Elmazi e krahasoi gjendjen e Lungomares me shkatërrimet e tritolit në të gjithë bregun e jugut.

“Nga informacionet që kam, pasi ky projekt nuk është fare transparent, nuk ka fare projekt, janë harxhuar 1.7 milionë euro, por çfarë kanë bërë. Kanë marrë rërë dhe shtuf, çakull e në fund mbulohet me rërë. Ky është projekti madhor i kryeministrit për Vlorën. Unë nuk habitem aspak, por as qytetarët”, tha ajo.

Kryetari i PD-së në Vlorë Moisi Meminaj e cilësoi situatën e krijuar nga projekti i dështuar i Lungomarës si një makth.

“Turizmi po falimenton, biznesi po falimenton. Është një investim pa projekt. Dua t’i çoj një mesazh, sepse sipas zërave më të fundit, ai po përshpejton letrat e dhënies me konçension të Pasha Limanit për ta kthyer në demontim anijesh; Vlora nuk do të ndalet me protestën e sotme, ato do të vazhdojnë. Në rast se ndodh kthimi i Pasha Limanit në demontim ne do të bllokojmë hyrjen e bazës”, tha Meminaj.

Protesta_ne_Vlore_3.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.014453172683716
array(1) { ["section"]=> string(90) "protesta-kunder-lungomares-elmazi-projekti-jo-transparent-jane-harxhuar-1-7-mln-euro-34373" }