Protesta masive e PD-së në zgjedhjet e Kavajës, zbulohet plani i masave të Policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:17 03-05-2017 Protesta masive e PD-së në zgjedhjet e Kavajës, zbulohet plani i masave të Policisë

Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta masive në zgjedhjet e 7 majit në Kavajë të cilat janë pas 3 ditësh.

Komisariati vendor Kavajë ka planifikuar që punonjësit e policisë të shpërndahen në qendrat e votimit për të ruajtur materialet zgjedhore gjatë të shtunës në mbrëmje edhe pse opozita ka thënë se protesta do të jetë paqësore.

Përveç masave normale që meren në raste zgjedhjesh policia po përpunon të dhënat për të shtuar masat e sigurisë për shkak të protestës së PD-së.

Mësohet se specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë prej dy ditësh ndodhen në Kavajë të cilët do të monitorojnë situatën për të parashikuar nëse do të shënohet ndonjë incident i mundshëm.

Ndarja e efektive do të bëhet në grupe në mënyrë që mbulimi të jetë sa më i gjerë. Ndërkohë është lajmëruar se nuk do të lejohet grumbullimi i simpatizantëve të çdo krahu politik pranë qendrave të votimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Velipojë, përplasen 3 makina dhe plagosen rëndë 4 persona (FOTO)
Grabiten 100 milion lekë në një banesë »
Article Logic
Execution time: 0.009850025177002
array(1) { ["section"]=> string(88) "protesta-masive-e-pd-se-ne-zgjedhjet-e-kavajes-zbulohet-plani-i-masave-te-policise-77337" }