Protesta masive për vrasjen e Boris Nemstov (Foto)

Publikuar tek: bota, më 18:57 01-03-2015 Protesta masive për vrasjen e Boris Nemstov (Foto)

Sot (e dielë), mijëra njerëz marshuan në urën e Moskës ku figura e shquar e opozitës rusi Boris Nemtsov u vra.  Ata Mbanin flamuj rusë dhe posterat e kritikut të vrarë të Kremlinit.

Vrasja e Nemtsov të premten, thuhet të jetë vrasja më e bujshme e një figure politike ruse ndërsa Vladimir Putin ka qenë në pushtet. Ky është një moment trishtues për politikën e vendit. Edhe pse demonstruesit e sotëm dolën me parrulla që lexonin "Unë nuk kam frikë", frika thuhet se ka përfshirë figura të opozitës që prej vrasjes së  Nemstov.

Putin ka premtuar se do gjejë vrasësit, ndërsa të tjerët theksojnë se vetëm disa javë para vdekjes së tij, Nemtsov tha se ishte i shqetësuar se presidenti rus do ta vriste.

Këtu janë disa nga fotot më të pabesueshme nga dhjetëra-mijëra protestues që marshuan në Moskë.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023033142089844
array(1) { ["section"]=> string(53) "protesta-masive-per-vrasjen-e-boris-nemstov-foto-4706" }