Protesta në Durrës/ Basha: Rama-Meta lavdi të përkohshme me Doshin, s’mund ta fshehin të vërtetën

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 21-03-2015 Protesta në Durrës/ Basha: Rama-Meta lavdi të përkohshme me Doshin, s’mund ta fshehin të vërtetën Lulzim Basha në protestë

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi gjatë protestës mbajtur në Durrës për çështjen Doshi se Rama dhe Meta arritën vetëm një lavdi të përkohshme me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku.  Sipas Bashës ata nuk e fshehin dot të vërtetën dhe zyrtarët e Evropës janë të shokuar se si Meta nuk dorëhiqet.

“Ilir Meta është i akuzuar për tentativën e vrasjës së dy deputetëve, bashkëpunëtori më i ngushtë Rama e manipuluan hetimin kur skandali plas sheshit. Kam pasur takime me zyrtarë te Evropës dhe ata shprehin shok, se si kryetari i Kuvendit vazhdon të mbajë detyrën kur akuzohet për vrasjen e 2 deputeteve. Ilir Meta nuk iu përgjigj thirrjes për të lejuar një hetim të besueshëm. Kjo është vetëm lavdi e përkohshme, ata kontrollojnë hetimin por nuk fshehin dot të vërtëtën. Por dyshja Rama-Meta nuk ka sy t’iu shohë dhe nuk ka veshë t’iu dëgjojë. Qytetarët janë në këmbë me opozitën dhe Partinë Demokratike. Krimi është mentori dhe bosi i tyre.Ata bëjnë ortakëri më bandat dhe kriminelët dhe fusin në burg qytetarët.”, deklaroi Basha gjatë fjalës mbajtur para qytetarëve të Durrësit.

Në protestën mbajtur në Durrës në vazhdën e protestave që opozita do të realizojë në gjithë vendin, ashtu siç ka bërë edhe në kryeqytet, Basha kujtoi edhe njëherë gjendjen e vështirë ekonomike.

“Situata është e rëndë, varfëria,  pasiguria, krimi kudo si në çdo qytet tjetër edhe Durrësit e keqja i ka vënë lakun në fyt.  Në vend që të zgjohemi më shpresën e një ndryshimi pozitiv zgjohemi me ankth. As vende pune, as shëndëtësi, as arsim . Të mbërthyer na ka mbetur vetëm një shprese të mbarojnë një orë e mirë ditët e qeverisë Rama-Meta. Familja ka zor t’u dalë fëmijëvë përpara se s’mund të mbyllë muajin, pensionistët, të rinjtë, rritën takstat mbyllën vendet e punës shtrenjtohen kostot e jeteses, rritën karburantët hallet e durrësakëvë janë bërë të padurueshme. Edi Rama i flak njërëzit në mes të rrugës dhe nuk bën asgjë. E shtrëngojnë rripin më shumë e më shumë duke ia bërë shqiptarëve jetën më të vështirë.”, tha Basha në protestë për gjendjen e Shqipërisë.

“Vendi ka nevojë për një ofertë të re dhe do  oferta e re do të ulë taksat .Kriminelet e kanë zaptuar situatën dhe njohin vetëm rryshfetin. Ne do ta çojmë Durrësin dhe Shqipërinë në Evropë.”, përfundoi Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U plagos në atentat, kthehet nga Italia ish-drejtori i burgut Arben Suloj
Dita e Sindromës Down: “Miqtë e vërtetë nuk numërojnë kromozome" »
Article Logic
Execution time: 0.011494159698486
array(1) { ["section"]=> string(99) "protesta-ne-durres-basha-rama-meta-lavdi-te-perkohshme-me-doshin-s-mund-ta-fshehin-te-verteten-6541" }