Protesta në Fier, reagon Bankers Petroleum: Naftëtarët po përdoren nga Tosk Energji

Publikuar tek: aktualitet, më 12:51 07-01-2019 Protesta në Fier, reagon Bankers Petroleum: Naftëtarët po përdoren nga Tosk Energji

Kompania Bankers Petroleum ka reaguar pas protestave të naftëtarëve në Fier, të cilët pretendojnë se puna në rafinerinerinë e kompanisë Tosk Energji është ndërprerë si pasojë e mos-furnizimit me naftë bruto.

Sipas Bankers Petroleum punonjësit janë duke u përdorur si presion kundrejt kompanisë Bankers kur në fakt është Tosk Energji që ka dështuar në përmbushjen e termave të kontratës dhe në mbajtjen e një marrëdhënieje korrekte ndërmjet dy bizneseve.

Njoftimi nga Bankers Petroleum Albania Ltd:

Bankers Petroleum Albania është informuar përmes medias mbi protestën e punonjësve të kompanisë Tosk Energji, të cilët pretendojnë se puna në rafineri është ndërprerë si pasojë e mos-furnizimit me naftë bruto.

Duke qenë tërësisht mirëkuptues me punonjësit, Bankers dëshiron të informojë opinionin publik se ka qenë gjithnjë bashkëpunues me kompaninë Tosk-Energji për të mbajtur në punë rafinerinë, pasi është e rëndësishme për jetesën e banorëve të Ballshit.

Me keqardhje, vëmë re se punonjësit janë duke u përdorur si presion kundrejt kompanisë Bankers kur në fakt është pikërisht Tosk Energji që ka dështuar në përmbushjen e termave të kontratës dhe në mbajtjen e një marrëdhënieje korrekte ndërmjet dy bizneseve.

Përgjatë vitit 2018, kompania Tosk Energji ka shkelur shpeshherë kontratën duke vonuar pagesat dhe tërheqjen e naftës nga depot e Bankers. Në disa raste, Tosk nuk ka paguar për sasitë e naftës së dakordësuara në kontratë çka ka krijuar vështirësi serioze për Bankers në zhvillimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke akumuluar stoqe të mëdha nafte dhe duke shkaktuar kosto shtesë.

Por megjithë problematikat përgjatë vitit 2018, Bankers sërish pati vullnetin e mirë për të nënshkruar një kontratë për vitin 2019, duke vlerësuar rëndësinë që kjo rafineri ka për zonën e Ballshit.

Prandaj, që prej Tetorit 2018, Bankers filloi negociatat me Tosk Energji për të nënshkruar një kontratë të shitjes së naftës së papërpunuar për 2019, por Tosk abuzoi me vullnetin e mirë të Bankers, luajti lojëra në negociata, duke pretenduar për të marrë naftë bruto me çmim shumë më të ulët se çmimi i tregut, apo edhe pa pagesë.

Aktualisht, nuk ka asnjë kontratë shit-blerjeje për vitin 2019 ndërmjet Tosk Energji dhe Bankers, sepse Tosk, gjatë tre muajve të fundit, ka refuzuar në mënyrë të pandershme ofertat e vazhdueshme të Bankers për vitin 2019.

Megjithatë, Bankers vijon të mbetet i përkushtuar dhe i hapur për të gjetur një zgjidhje në përputhje me ligjet, konkurrencën e lirë të tregut dhe në dobi të të gjitha palëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentët gozhduan derën e universitetit, reagon Rama: Fytyra kutimplotë e pengmarrësve
AKU në monitorim gjatë festave,  kontrolle në të gjithë vendin: Në një javë 738 inspektime  në pikat doganore »
Article Logic
Execution time: 0.012459993362427
array(1) { ["section"]=> string(88) "protesta-ne-fier-reagon-bankers-petroleum-naftetaret-po-perdoren-nga-tosk-energji-147799" }