Protesta në Kakome, reagon gazetari: Mos u ngopshi o legena, i morët detin banorëve

Publikuar tek: barometri, më 08:23 14-08-2018 Protesta në Kakome, reagon gazetari: Mos u ngopshi o legena, i morët detin banorëve

Gazetari i nohuri i ekonomisë Enkeleid Llanaj ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga banorët e Kakomesë ditën e djeshme.

 

Sipas Llanajt, çdo ditë në Gjirin e Kakomesë udhëtojnë skafe me pushues që bëjnë plazh, ndërsa për banorët e zonës rruga është është e bllokuar, ç’ ka sipas tij është e papranueshme sepse nga deti mund të kalosh ndërsa nga toka jo.

Ditën e djeshme banorët shpërthyen derën e kompanisë, e cila sipas tyre po ndërton aty një resort, dhe ju drejtuan plazhit. 

“Shteti vihen ne shërbim te privatit qe njerëzit te paguajnë tek pronaret e mjeteve lundruese deri 25 euro dhe te mos kene akses te lire pa pagese ne plazh qe pavarësisht probleme qe ka aty ende është prone publike”, ka shkruar gazetari.

REAGIMI I PLOTË:

Çdo dite nga Saranda udhëtojnë skafe dhe anije qe çojnë pushues për te bere plazh ne Gjirin e Kakomes

Rrugën qe te çon ne plazh dhe qe është prone publike, polica e ka bllokuar

Si ka mundësi qe plazhin kur shkon me rruge detare mund ta përdoresh ndersa per te hyre permes rrugës automobilistike Jo?!!!

Banoret e Nivices me te drejte shqyhen derën madje sepse loja është e qarte:

Shteti vihen ne shërbim te privatit qe njerëzit te paguajnë tek pronaret e mjeteve lundruese deri 25 euro dhe te mos kene akses te lire pa pagese ne plazh qe pavarësisht probleme qe ka aty ende është prone publike.

Mos u ngopshi o legena qe i morët banoreve te jugut edhe detin. Pjesën tjetër qe ka mbetur jepjani grekeve

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042375087738037
array(1) { ["section"]=> string(87) "protesta-ne-kakome-reagon-gazetari-mos-u-ngopshi-o-legena-i-moret-detin-banoreve-131038" }