Protesta në Shkodër, Bardh Spahia: Sinjal për shumë Valdrinë të tjerë që kanë gjetur mbështetje te Rama

Publikuar tek: politike, më 21:41 14-08-2019 Protesta në Shkodër, Bardh Spahia: Sinjal për shumë Valdrinë të tjerë që kanë gjetur mbështetje te Rama Bardh Spahia

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia është shprehur se protesta e sotme në Shkodër nuk ishte vetëm kundër kryebashkiakut socialist të këtij qyteti, Valdrin Pjetri, por dhe për shumë emra të tjerë që Rama i ka promovuar.

Si përfaqësues i PD së këtij qyteti, Spahia ka thënë se Rama ka mbushur zyrat e shtetit me përfaqësues të krimit të organizuar.

'Ky sinjal i qytetarëve shkodran nuk është vetëm për qytetin e Shkodrës, nuk është vetëm për Valdrin Pjetrin, por është për modelin dhe për shumë Valdrin Pjetra, të cilët kanë gjetur mbështetjen tek përfaqësuesit e tyre politik në Tiranë, konkretisht tek Edi Rama. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste, si mbështetësi, si mbushësi kryesor i zyrave të shtetit me përfaqësues të krimit të organizuar. Ishte një protestë që nuk mund të fillonte më mirë sesa nga qyteti i Shkodrës', u shpreh Bardh Spahia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070629119873047
array(1) { ["section"]=> string(108) "protesta-ne-shkoder-bardh-spahia-sinjal-per-shume-valdrine-te-tjere-qe-kane-gjetur-mbeshtetje-te-rama-175356" }