Protesta në Shkup

Publikuar tek: foto-e-dites, më 22:41 07-05-2015 Protesta në Shkup

Kjo foto është bërë gjatë protestave të organizuara në Shkup të Maqedonisë. Prej tre ditësh qytetarët po protestojnë kundër qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski, duke kërkuar largimin e saj. Një vajzë ka gjetur një mënyrë të veçantë për të protestuar përballë godinës së qeverisë, e rrethuar nga forca të shumta policie. Ajo lyen buzët gjatë që kohës që shihet në një prej mburojave të policisë, të cilën e përdor si pasqyrë. Akte të tilla në protesta jemi mësuar t’i shohim në ato që organizohen në vendet e Europës dhe jo në vendet e trazuara ballkanike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046451807022095
array(1) { ["section"]=> string(23) "protesta-ne-shkup-10615" }