Kumanova është kryefjala e këtyre dy ditëve për shkak të luftimeve të ashpra që kanë ngjallur jo pak debat edhe në arenën politike.
“Nëse s’ka politikë e politikanë që është me Kumanovën ka Popull”, kështu shprehen protestues nga shoqëria civile të cilët sot në orën 18:30 do të marshojnë drejt ambasadën maqedonase në Tiranë.
“Të gjithë për paqe. Kumanova është Shqipëri”, thonë protestuesit të cilët kërkojnë që t’u bashkohen sa më shumë qytetarë. Grumbullimi i protestuesve do të bëhet përpara Piramidës.