Protesta nëpër fakultete, reagon ashpër zv.kryeministri: Ne as rrahim e as vrasim kënd, hapni shkollat!  

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 10-01-2019 Protesta nëpër fakultete, reagon ashpër zv.kryeministri: Ne as rrahim e as vrasim kënd, hapni shkollat!   

Ndërkohë që studentët e kanë zhvendosur protestën tashmë brenda fakulteteve, duke bllokuar auditoret, reagon ashpër zv.kryeministri Erion Braçe, i cili pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta mbetet në pritje të votimit për postin e tij në Kuvend.

Sipas Braçes e gjithë kjo që po ndodh tashmë në auditore është dhunë.

“Kjo është dhunë. Dhunë e vjetër sa dy partitë-njëra e stërvjetër dhe tjetra e kthyer e vjetër shumë shumë shpejt, ushtarët e të cilëve kanë shpërthyer në #dhunë brenda shkollave. Dhuna nuk ka lidhje me shkollën, madje nuk ka lidhje me as me procesin mësimor", shkruan Braçe.

Ai i bën thirrje studenteve të heqin dorë nga dhuna dhe të hapen shkollat për ata që duan mësim.

"Ne as rrahim e as vrasim kënd sic ideologu i dhunes beri po ne Janar! Hiqni dorë nga dhuna mbi institucionet duke nisur nga shkollat. Hapni shkollat për studentët që duan mësimin", shkruan Braçe.

Reagimi i Erion Braçes:

KJO ESHTE #DHUNE

#Dhune e vjeter sa dy partite-njera e stervjeter dhe tjetra e kthyer e vjeter shume shume shpejt,
ushtaret e te cileve kane shperthyer ne #dhune brenda shkollave.

#Dhuna nuk ka lidhje me #shkollen,
madje nuk ka lidhje me as me procesin mesimor.

#Dhuna tani ka lidhje me #Pushtetin.
#TeteKerkesat jane tejkaluar prej ditesh te tera dhe ju adresohen studenteve si zgjidhje edhe me te gjera se sa u kerkua.

Por #Dhuna nuk ka lidhje me to;
#Dhuna nuk donte zgjidhje qe ne nisje.

#Dhuna eshte instrumenti i ketyre per tek #Pushteti banal qe duan te rikthejne!

E mbani mend;
Ishte dhe rikthehet ne Vitrinen e Kristalte ku shkelqente sistemi i tyre i arsimit te larte, banal dhe i korruptuar, #kriminal.

#BollmeDhune
#HapniShkollat
Konfliktin qe po e kerkoni me cdo kusht, nuk do ta gjeni.

Ne as rrahim e as vrasim kend sic ideologu i dhunes beri po ne Janar!

Hiqni dore nga dhuna mbi institucionet dhe te ndryshmin nga ju kudo, duke nisur nga shkollat;
#HapniShkollat per studentet qe duan mesimin!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët që do udhëtojnë nesër nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas: Vonesa e anullime fluturimesh
Përshkallëzohet protesta, studentët "ngujohen" në fakultete (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012274026870728
array(1) { ["section"]=> string(106) "protesta-neper-fakultete-reagon-ashper-zv-kryeministri-ne-as-rrahim-e-as-vrasim-kend-hapni-shkollat-148221" }