Protesta nesër, Bardh Spahia: Do të shkulim nga rrënjët këtë sistem të kalbur

Publikuar tek: politike, më 23:40 15-03-2019 Protesta nesër, Bardh Spahia: Do të shkulim nga rrënjët këtë sistem të kalbur

Partai Demokratike do të zhvillojë ditën e nesërme protestën e paralajmëruar prej javësh përpara Kryeministrisë.

Ish-deputeti i kësaj partie, Bardh Spahia, ka thënë se nuk kërkohet thjesht ndryshimi i qeverisë, por të ndryshohet gjithë sistemi i cili tjetërson vullnetin e qytetarëve përmes vjedhjes së votës.

'Ne do te shkulim nga rrenjet kete sistem te kalbur, i cili tjeterson vullnetin e qytetareve permes vjedhjes apo blerjes se votes, me parate e pista te droges e trafiqeve te krimit te organizuar, qe me Edi Ramen ka si aleat Shtetin per interesa te pushtetit! Shqiperia eshte e shqiptareve te talentuar e punetore, qe duan ta ndertojne ketu te ardhmen e tyre!', ka shkruar Spahia.

POSTIMI I BARDH SPAHISË:

NESER MISIONARE PER SHQIPERINE.

Edhe kete here Shkodra do jete e para e do perfaqesohet masivisht ne proteste, me bindjen se regjimi ku krimi ngjitet ne karriket e vendimmarrjes duhet te marre fund! Kauza jone eshte e drejte sepse eshte ajo e qytetareve qe e ndjejne me fort peshen e abuzimit kriminal e korruptiv te kesaj qeverie. Ne nuk synojme thjesht ndryshimin e qeverise!

Ne do te shkulim nga rrenjet kete sistem te kalbur, i cili tjeterson vullnetin e qytetareve permes vjedhjes apo blerjes se votes, me parate e pista te droges e trafiqeve te krimit te organizuar, qe me Edi Ramen ka si aleat Shtetin per interesa te pushtetit! Shqiperia eshte e shqiptareve te talentuar e punetore, qe duan ta ndertojne ketu te ardhmen e tyre!

Shqiptaret, sic na frymezuan studentet, nuk jane te varfer, por thjesht te vjedhur, ne taksa, pasuri publike, te tashmen e te ardhmen! Prandaj do i bashkohen edhe neser opozites ne proteste para kryeministrise! Ndryshimi do vije nga bashkimi e asnje diktator nuk ia del dot para fuqise popullore! Te gjithe bashke neser para kryeministrise, per nje mision qe shkon pertej partive politike, per femijet, per te ardhmen, per Shqiperine! #16Mars#Ora11.00 #RamaIk

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027328014373779
array(1) { ["section"]=> string(82) "protesta-neser-bardh-spahia-do-te-shkulim-nga-rrenjet-kete-sistem-te-kalbur-156591" }