Protesta nesër te Kryeministria, Albana Vokshi: Do të jetë më e madhe se e 16 shkurtit

Publikuar tek: politike, më 22:02 15-03-2019 Protesta nesër te Kryeministria, Albana Vokshi: Do të jetë më e madhe se e 16 shkurtit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka thënë mbrëmjen e sotme se protesta e nesërme do jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit të një muaji më parë.

E ftuar në Oran Neës, Vokshi ka thënë se lënia e mandateve ka qenë e mirëpritur nga baza e PD ndaj dhe mbështetja është e madhe sipas saj.

'Në informacionet që vijnë çdo minutë në PD, protesta do të jetë shumë herë më e madhe. Protesta e datës 16 shkurt ka qenë një nga protestat më të mëdha. Lënia e mandateve ka qenë e mirëpritur nga baza e PD-së. Tashmë, Parlamenti është kthyer në një parlament që nuk i përfaqëson qytetarët. Ka mbetur një parlament i krimit dhe oligarkëve', ka thënë Albana Vokshi ndër të tjera.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064060688018799
array(1) { ["section"]=> string(91) "protesta-neser-te-kryeministria-albana-vokshi-do-te-jete-me-e-madhe-se-e-16-shkurtit-156582" }