Protesta për mbetjet në Kamëz, reagon Mziu: Hedhja konform me ligjin

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 31-07-2017 Protesta për mbetjet në Kamëz, reagon Mziu: Hedhja konform me ligjin

Mëngjesin e sotëm banorët e Kamzës e kanë nisur me protesta pranë Bashkisë, për shkak të mbeturinave që digjen pranë banesave të tyre.

Kjo situatë alarmante e mbetjeve ka bërë që protestuesit t’i kërkojnë llogari kryetarit të kësaj Bashkie, Xhelal Mziut, i cili ka refuzuar një takim ballë për ballë me qytetarët.

Mziu në një prononcim për Tv Klan është shprehur se situata e hedhjes së mbetjeve në këtë zonë është problematike, por në konform me ligjin, madje ka treguar edhe dokumentat nga ministria e mjedisit.

“Zgjidhja është leja mjedisore tek Valiasi për hedhjen e mbetjeve urbane”, tha Mziu.

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021939039230347
array(1) { ["section"]=> string(72) "protesta-per-mbetjet-ne-kamez-reagon-mziu-hedhja-konform-me-ligjin-87906" }